5 Quotes by Faik Konica about linguistics
- Author Faik Konica
-
Quote
Duam të flasim e të shkruajmë një shqipe të qëruar; në e trazofshim me greqisht, turqisht, italisht e me të tjera gjuhë evgjitësh, më mirë ta lëmë fare shqipen.
- Tags
- Share
- Author Faik Konica
-
Quote
Kur shkruani një gjë, këndojeni dhe ndreqeni shumë herë që të bjerë në vesh çdo tok gërmash si një copë muzike.
- Tags
- Share
- Author Faik Konica
-
Quote
E ashpër dhe e sertë ashtu si populli trim që e flet, plot shije dhe e bekuar, ashtu si frutat dhe lulet e maleve ku ajo flitet, gjuha shqipe, megjithëse e mbetur e varfër nga mospërpunimi shumë shekullor, është e aftë për të shprehur nuancat më të holla të shpirtit njerëzor, vibrimet më të pakapshme, në krahasim me dialektet serbe, bullgare e greke, mundësia e të cilave për të arritur thelbin përfundon shpesh në përafrime trashanike.
- Tags
- Share
- Author Faik Konica
-
Quote
Duke marrë si bazë të alfabetit përfundimtar shkronjat latine dhe duke patur parasysh faktin se nuk ekziston një dialekt toskë dhe një gegë, por një gjuhë shqipe, ndërtesa jonë do të jetë e fortë dhe do t’i qëndrojë kohës.
- Tags
- Share
- Author Faik Konica
-
Quote
Kur e thatë një gjë një herë, të jetë e mbaruar, mos ma përsëritni më tutje me të tjera fjalë. Gjuha të jetë e qëruar, pa ato fjalë që na i kanë mbjellë magjitë e të huajve; të merret dhe vesh lehtë, prandaj hiqni dorë nga togjet e gjata të fjalëve, të cilat duhet mjeshtëri e madhe për t’i përdorur.
- Tags
- Share