7 Quotes by Faruk Myrtaj
- Author Faruk Myrtaj
-
Quote
Zjarri i oxhakut paskej qenë paralajmërim për një jetë të ashpër. Universitetin e kryeva 9 vjet pas gjimnazit. Jo për ç’ka kërkova, letërsi. Më dërguan për inxhinier miniere! Shkova se duhej një shkollë e lartë, duheshin disa vite Tirane. Më vonë do të merrnin vlerën e viteve pranë “tiranisë së Tiranës”. Ditën që na dhanë diplomat, nuk provova asnjë gëzim. Ndonse edhe për shkrimtarët, asokohe, thuhej se ishin “inxhinierë të shpirtrave njerëzorë”!
- Tags
- Share
- Author Faruk Myrtaj
-
Quote
Në të gjitha kohët më janë gjendur njerëz të mirë, për të më ndihmuar. Mirënjohja ndaj tyre më është kthyer në ves!
- Share
- Author Faruk Myrtaj
-
Quote
Më kish ndodhur të udhëtoja dendur me atë tren lokal, isha mësuar me të, s'kish pse të më dukej i çuditshëm.I çuditshëm më ngjante vetëm pasi dikush, që vizitoi vendlindjen time, vërejti se ky tren ecte aq ngadalë sa mund të zbrisje prej vagonit të fundit, të ndizje cigarin te një këmbësor dhe të hipje sërisht në të.
- Tags
- Share
- Author Faruk Myrtaj
-
Quote
Ishte fat që u ndodha në Tiranë në vitin ’90, “kur plasi demokracia”. Në disa zona të vendit, për vitin 1944 thuhej, nën zë, se ishte “viti kur hynë komunistët”. Ngaqë të burgosurit politikë ishin ende brenda, u mbeti komunistëve ta përuronin edhe pluralizmin. Por s’kishte ngè për hollësira! Pjesa dërmuese e njerëzve ndjeheshin të lirë...“Rroba e Fjalëve Gjithnjë Ngushtë Më Rri”, u botua në këtë kohë.
- Share
- Author Faruk Myrtaj
-
Quote
Perëndimi kurrë nuk e njohu Lindjen. Edhe këtë herë, në fund të viteve ’80, si në vitet ’40, po mjaftohej me ndarjen e kurorës së fituesit. Në fund të Luftës së Dytë, me musteqen ndau botën, teksa tani me njeriun me blanë po ndante demokracinë. Viktimat janë të njëjtit: ata që e njihnin dhe s’e deshën komunizmin më parë se të mbinte në këto troje… Gorbi s’po e ndryshon Lindjen, korbi shpëton të zezën duke ndërruar rroben e tij. S’kuptoj pse brohoret Perëndimi…
- Share
- Author Faruk Myrtaj
-
Quote
Tërë jeta është sfidë. Sfidë ndaj vetes. Kjo është bërja. Të tjerët do të vërejnë kur ti krijon arësye për ta.
- Share
- Author Faruk Myrtaj
-
Quote
Njerëzit përqark janë të gjithë të panjohur, të pa asnjë lidhje me njeri tjetrin, të pa interesuar për jetët përqark. Gjithçka tingëllon e përkohëshme, si një ekran me filma dokumentarë për jetë në planetë të panjohur qeniesh të tjetërta. Jeta shembëllen si një lëvizje e nxituar përpara një pasqyre të madhe, diku në një kryqëzim. Duket sikur shoh shumëçka, marrë vesh shumë gjëra, shumë hollësi, arësye të jetëve këtu, por fillon dita tjetër dhe në pasqyrë s’mbetej asgjë e ditës më parë…
- Share